Kurti deklarohet pas takimit me Abdixhikun: S’ka marrëveshje

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se ende nuk kanë arritur marrëveshje politike me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), pas takimit treorësh që pati sonte me kryetarin e kësaj partie, Lumir Abdixhiku. Kurti ka potencuar se ka vullnet e zell për të punuar bashkë këto dy parti, por kanë nevojë për një marrëveshje që e respekton rezultatin zgjedhor.

“Sa i përket takimit me LDK-në, lajm do ishte po të kishim marrëveshje, marrëveshje politike nuk kemi. Diskutuam për qasje të ndryshme, mundësitë… kemi nevojë për marrëveshje politike që e respekton rezultatin zgjedhor, nuk e zëvendëson atë por e shndërron rezultatin dhe në kontribut për stabilitet institucional. Askush nuk i do zgjedhjet e reja, por nëse nuk do kemi marrëveshje, nëse nuk do kemi hapa përpara përkundër mosdëshirës për zgjedhje të reja fatkeqësisht do të mund të shkaktohen”, ka thënë Kurti.