Kurti bën homazhe në nder të aktivistit Arbënor Dehari

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me deputetë, ministra e aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë bërë homazhe në 7 vjetorin e ndarjes nga jeta të aktivistit, Arbënor Dehari.

“Arbënori ka qenë dhe është frymëzim jo vetëm për aktivistët e Lëvizjes tonë, por për të gjithë ata që refuzojnë të nënshtrohen e me vullnet të fuqishëm përfshihen nëpër beteja për më shumë drejtësi e barazi shoqërore. Abënori ishte shembull i aktivistit punëtor e modest. Ai bënte bashkë teorinë dhe praktikën, kishte thellësi politike e prirje të madhe organizative”, thuhet në njoftimin e bërë nga LVV./ATVLIVE/