Kurti: Asnjë shtet nuk e ka një mërgatë kaq shumë të lidhur me vendin e vet sikurse Kosova

Kosovo Prime Minister Albin Kurti speaks during an interview with The Associated Press in the capital Pristina, Friday, Sept. 29, 2023. Kosovo's prime minister on Friday welcomed a NATO decision to bolster its troops in the volatile Balkan region, saying last weekend's shootout that left four people dead illustrates Serbia's attempts to destabilize its former province with the help of ally Russia. (AP Photo/Visar Kryeziu)

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se asnjë shtet nuk e ka një mërgatë kaq shumë të lidhur me vendin e vet sikurse Kosova.

Në llogarinë e tij zyrtare në Facebook ku ka rishpërndarë postimin e Vetëvendosjes me mërgatën, ai tutje thotë se mërgata jonë e ndihmoi si çlirimin nga okupatori ashtu edhe shtetndërtimin, zhvillimin demokratik dhe paqen.

“Mërgata jonë është ndryshe prej mërgatave që kanë shtetet e tjera të rajonit e të botës. Asnjë shtet nuk e ka një mërgatë kaq shumë të lidhur me vendin e vet sikurse Kosova. Ndjenja jonë e përkatësisë është e fuqishme sepse historia jonë është e tillë. Mërgata jonë e ndihmoi si çlirimin nga okupatori ashtu edhe shtetndërtimin, zhvillimin demokratik dhe paqen”, ka shkruar më tej shefi i qeverisë, njofton Klankosova.tv.