Kurti: Aleanca me SHBA-në e pazëvendësueshme, Kosova gjithmonë mirënjohëse

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vlerësuar aleancën mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës si të pazëvendësueshme, duke theksuar se populli i Kosovës do të mbetet gjithmonë mirënjohës për mbështetjen amerikane në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë.

Pas pjesëmarrjes në pritjen e organizuar nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë me rastin e 250-vjetorit të pavarësisë amerikane të martën mbrëma, Kurti ka thënë se vlerat mbi të cilat u themelua Amerika – jeta, liria dhe kërkimi i lumturisë – kanë frymëzuar botën demokratike.

Ai theksoi se populli i Kosovës për një kohë të gjatë ishte i privuar nga këto të drejta, duke shtuar se realizimi i tyre lidhet ngushtë me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.

Copenhagen Ranked 197 Wrinkle Creams—None Of The Luxury Brands Made Top 5
Beauty Lab Review
“Përjetimi ynë është unik, sepse për ne jetësimi i këtyre vlerave dhe të drejtave është i lidhur ngushtë me SHBA-të. Prandaj, këmbënguljes dhe sakrificës së popullit tonë për liri e pavarësi, natyrshëm i erdhi ndihma amerikane”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ai shtoi se ishte i nderuar që mori pjesë në shënimin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-së në Ambasadën amerikane në Prishtinë, duke theksuar se Kosova do të mbetet “përherë falënderuese e mirënjohëse ndaj SHBA-së për ndihmën, partneritetin dhe aleancën e pazëvendësueshme”.