Kur një ministër i huaj i jep leksione Kosovës për drejtësinë, por i ikën përgjegjësive të veta institucionale

Prof.dr. Mersim Maksuti
Një ministër i Drejtësisë i një shteti tjetër mund dhe duhet të kërkojë respektimin e gjykatës. Por duhet të dijë edhe kufijtë e deklarimeve të tij.

Kosova nuk ka nevojë t’i mësohet se si respektohet drejtësia. Populli i Kosovës e njeh çmimin e saj: e ka paguar me jetë, me sakrifica, me dëbime dhe me luftën për çlirimin e vendit.

Për këtë popull, njerëzit që sot gjykohen në Hagë nuk janë thjesht emra në një aktakuzë. Ata lidhen me një luftë që shoqëria kosovare e përjeton si luftë çlirimtare. Gjykata le të vendosë mbi bazën e provave dhe ligjit, por një ministër i huaj nuk mund t’i tregojë Kosovës se si duhet ta përjetojë historinë dhe dhimbjen e saj.

Përpara se ti mësoni për drejtësi dhe kërkoni të tjerëve standardet evropiane, përmbushni përgjegjësit institucionale në mënyrë të plotë që bien mbi Ju dhe që trokasin si kërkesa para ministrisë së Drejtësisë!

*Tekst i publikuar ne facebook nga z,Mersim Maksuti