“Kur jeta ishte festë”, Tayna kujton pushimet në Miami

Edhe reperja Tayna po qëndron e izoluar në shtëpinë e saj.

Përhapja e virusit Covid-19, ka bërë që në mënyrë të parandalimit të përhapjes, pothuajse të gjithë të veprojmë njësoj sikur ajo.

Megjithatë emra të njohur të estradës ditët në karantinë po i kalojnë ën mënyra të ndryshme.

Disa prej tyre i kanë hapur arkiva e me ndjekësit po ndajnë fotografi nga e kaluara, koha kur mund të dilnin lirshëm e kalonin edhe pushime luksoze.

Tayna i ka kujtuar ato në Miami nëpërmjet publikimit të një fotografie në Instagram.

“Kur jeta ishte festë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e një fotografie të shpërndarë.