Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër Albin Kurtin, duke e akuzuar për mosnjohje dhe sulme ndaj Gjykatës Kushtetuese, raporton GazetaBlic.
Haradinaj tha se Kurti, në vend që të pranojë shkeljet kushtetuese të tij dhe partisë së tij, fajëson padrejtësisht gjyqtarët.
Ai theksoi se bllokimi i shtetit ka një emër, Albin Kurti, dhe kërkoi që Gjykata Kushtetuese të përcaktojë edhe pasojat ligjore për shkelësit e Kushtetutës.