Kupa e Botës: FIFA në negociata të avancuara për të përjashtuar Rusinë

Shkaku i pushtimit të Ukrainës, janë marrë shumë sanksione ndaj Rusisë, ndërsa nuk do ndalen derisa të gjendet paqja.

“AFP” raporton se FIFA është në negociata të avancuara që të përjashtojnë Rusinë nga Kupa e Botës.

 

Ditët e ardhshme do jenë vendimtare, ndërsa edhe komiteti ndërkombëtar ka kërkuar që atletët rusë dhe bjellorusë të përjashtohen edhe nga çdo garë ndërkombëtare.

Kujtojmë, se Kupa e Botës do nis me 21 nëntor dhe do zgjasë deri në 18 dhjetor në Katar.