Kumanovës kush i’a ndau fshatrat për t’i bërë shqiptarët pakicë!

Shkruan Ahmet Asani

▪︎ Organizmi i njeriut funksionon si bashkësi e qelizave të cilat komunikojnë dhe bashkëpunojnë mes veti. Në momentin kur nje qelizë sëmuret janê qelizat tjera për reth të cilat i vijnë në ndihmê qelizës në nevojë!

▪︎ E natyrshme është kur pjestaret e nje kombi sillen sikur qelizat e një trupi, kur punojnë ne procese te afrimit, bashkepunimit dhe bashkimit, dhe e pa natyrshme eshte kur veprojnë të kundërtën, siç ka ndodhur me disa fshatra të Maqedonisë, që u ndanê nga qytetet amë!

▪︎ Procesi i ndarjes së fshatrave nga qytetet dhe formimi i komunave pa kurrëfarë kompetence në Maqedoni, gjithèmone ka ndodhur viteve kur në Beograd e Shkup ne pushtet vinin qeveri me frymë antishqiptare Rankoviçiste! Rasti i komunes se Likovës, eshte shembulli me klasik për defaktorizimin e faktorit shqiptar në Maqedoni!

▪︎ Duke patur parasyshë pozicionin gjegrafik dhe demografik të qytetit të Kumanoves, ku ndikimi serb gjithmone ka qene dhe vazhdon te jetë tepër i fuqishëm, logjikisht që ndarja e fshatrave nga komuna e Kumanovës nuk eshte dashur te pranohej nga shqiptaret atje!

▪︎ Sikur fshatrat t’mos ishin ndarë nga qyteti pjesë e te cilit janë, pozita e shqiptarëve në qytetin e Kumanovës dhe e vet fshatrave tani nuk do të ishte siç është e veshtirê dhe e pa shpresë!

▪︎ S’ka dyshim që ndarja e fshatrave nga komuna e Kumanoves dhe formimi i komunes së Likovës, eshte bere me direktiva të qendrave antishqiptare, por fakt është që pa votimin dhe nenshkrimin e vendimeve perkatese nga ana e shqiptarëve, nuk do të vinte deri te kjo ndarje tepër e dëmshme!

Linku i postimit KËTU