Kumanovë, starton televizioni i ri News tv

Pas përgatitjeve disa mujore, nga 1 dhjetori edhe zyrtarisht filloi me punë si medium i ri Televizioni News në Kumanovë, me çka pasurohet skena mediale në këtë qytet me rrethinë, por edhe më gjerë, gjithkund ku arrin sinjali i këtij televizoni.

Drejtuesit e TV News, Vlora Zenuni Hamiti, Suad Avdiu dhe stafi i punës ju dëshirojnë shikim të këndshëm me emisionet më të larmishme (lajme, debate politike, dokumetarë, emisione për fëmijë, show biz, art, kultur, filma, sport e të tjera).

“Me të vërtetë nuk ishte lehtë, por ia vlejti dhe nuk mund ta përshkruaj gëzimin që arritëm qëllimin që Televizioni News të bëhet pjesë e familjes tek shikuesit në Kumanovë dhe më gjerë. Ne nuk ndalemi me kaq, por vazhdojmë edhe më tutje që shikuesve të ju ofrojmë larmi sa më të madhe emisionesh.

Falënderoj stafin për përkushtimin e plotë gjatë punës për startimin e televizionit, përkrahësit tanë, por edhe institucionet kompetente për mbështetjen dhe ndihmën në kalimin e procedurave të domosdoshme ligjore deri në startimin e televizionit tonë”, thotë Vlora Zenuni-Hamiti, e cila bashkë me Suad Avdiun drejtojnë këtë projekt medial.

Edhe Suad Avdiu premton angazhim maksimal që shikuesve të u ofrohet program sa më kualitativ.

“Mediumet në Kumanovë kanë traditë të gjatë dhe të pasur. Ne dëshirojmë të bëhemi pjesë e kësaj tradite, duke u ofruar shikuesve një programacion të larmishmëm që do të tërheqe vëmendjen e tyre”, thekson Avdiu.

TV NEWS në këtë mënyrë do jetë pjesë e familjes suaj, të cilin mund ta ndiqni edhe në rrjetin kabllovik “Signal-net” dhe në IPTV mega 24/7.