Drejtori i Spitalit të Kumanovës Sasho Stoshevski pretendon se ka ruajtur përfaqësimin e drejtë dhe adekuatë në bazë të ligjit në pozitat për avancim të mjekëve shqiptarë. Në një komunikim të shkurtër me ALSAT na referoi në ueb faqen e spitalit duke na treguar udhëheqësit e reparteve të klinikave. Megjithatë, të dhënat tregojnë se përfaqësimi i mjekëve shqiptarë në pozita drejtuese mbetet dukshëm më i ulët krahasuar me mjekët maqedonas, të cilët mbajnë shumicën e funksioneve udhëheqëse.
I gjithë Spitali i Qytetit
53 udhëheqës maqedonas
11 udhëheqës shqiptar
Reparti i Internos
6 udhëheqës maqedonas
0 udhëheqës shqiptar
Pozitat kryesore drejtuese në reparte si Interno, kujdesi intensiv, diabet, pediatria, kirurgjia, infektivi, psikiatria, psikologjia, dermatologjia dhe motrat kryesore janë maqedonase. Në repartin e anestezisë mungon si mjeku ashtu edhe kryeshefi.
Në këto struktura nuk ka përfaqësim të mjaftueshëm të shqiptarëve, megjithëse dy pozita janë paraparë për mjekë shqiptarë. Gjithashtu, bordi dhe administrata publike nuk pasqyrojnë përfaqësimin prej 40% të shqiptarëve.
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu më herët tha se me ndryshimet e paralajmëruara në Ligjin për Shëndet Publik pritet të vendosen mekanizma që do të kufizojnë vendimmarrjen diskrecionale të drejtorëve në procesin e punësimit dhe avancimit. /Alsat.mk





