Kumanovë, për një orë dënohen 80 shoferë

Dje në Kumanovë është realizuar aksion intensive policor me ç’rast për një orë janë shqiptuar 80 shkelje nga shoferët. Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski ka deklaruar se sanksionet kanë të bëjnë me vetura të paregjistruara, vozitje pa patentë shoferi, shpejtësi e tejkaluar, si dhe motoçikleta që i shkelin rregullat gjatë lëvizjes në trafik, transmeton Gazeta Lajm.
“Sanksionohen të gjitha shkeljet në trafik, e veçanërisht ato që janë shkaku kryesor për fatkeqësi rrugore me pasoja të rënda”, deklaroi Angellovski.