Kumanovë, në 24 orët e kaluara janë respektuar masat e orës policore

Në territorin e komunës së Kumanovës në 24 orët e fundit është vendosur masa për kontroll mjekësor dhe vetizolim shtëpiak për 140 persona, ndërsa izolimi me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë për 82 personave.

207 qytetarë u kontrolluan në izolimin shtëpiak dhe nuk u gjetën shkelje të masës.

Gjithashtu, është kryer kontrolli në 31 automjete të huaja, nga të cilat 20 në territorin e Kriva Palanka, 8 në Rankovce dhe 3 në Kumanovë.