Kumanovë, gruaja vdiq nga plagët e një mjeti të mprehtë, burri i saj kishte plagë nga armë zjarri

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gruja në Tabanoc të Kumanovës ka vdekur nga plagët e marra nga një mjet i mprehtë, ndërsa burri i saj ka pasur plagë nga arrmë zjarri,

“Sot në orën 8:20 të mëngjesit në SPB Kumanovë u raportua se në shtëpinë e familjes në fshatin Tabanoc, rajoni i Kumanovës, B.S.(43) dhe gruaja e tij B.S. (36) u gjetën të vdekur dhe me lëndime. Pas masave të ndërmarra, u arrit në përfundimin se B.S. vdiq nga plagët e marra nga një mjeti i mprehtë, ndërsa burri i saj kishte plagë nga armë zjarri”, informojnë MPB-ja.

Ndryshe më herët prokuroria, ndërsa tani MPB-ja, njoftojnë se pas inspektimit, trupat janë dorëzuar për autopsi.