Kumanovë, BDI : “Gradonaçallniki” i Alternativës dhe Aleancës, ndërton çerdhe vetëm për maqedonasit

Këshilltarët e BDI-së, në komunën e Kumanovës, kanë reaguar sot pas vendimit të shumicës së Këshillit për të ndërtuar një çerdhe në Zeleni Rid (rajon i banuar me shumicë maqedonase) dhe injorimit të kërkesës së tyre për një çerdhe për fëmijët shqiptarë në këtë qytet.

“Koalicioni i turpit në Kumanovë në krye me gradonaçallnikin e Alternativës dhe Aleancës, ndërton çerdhe në Zeleni Rid, kurse në kërkesën tonë që të përgatitet dokumentacioni për ndërtimin e çerdhes në pjesën e shqiptarëve, nuk pranohet me arsyetimin se NP Kumanova Plan nuk mund ta bëjë projektin ngaqë është e stërngarkuar me punë.
Bëhet pikëndalesë e autobusit në rr.Done Bozhinov dhe Bratsvo Edinstsvo, kurse pikë ndalesa në rr.Tode Mendoll, te lagja e Barakave dhe në kryqëzimin e rrugëve Strashko Simonov dhe Bllagoj Iliev Gune, NUK BËHET.
SEPSE JANË RRUGË TË BANUARA KRYESISHT ME SHQIPTARË”, thuhet në reagimin e këshilltarëve të BDI-së në Kumanovë.