Kumanovë, 35-vjeçari nga Llojani arrestohet për trafikim migrantësh

Gjatë ditës së djeshme në autostradën Kumanovë-Tabanoc, policia ka privuar nga liria 35-vjeçarin A.A. nga fshati Llojan i Likovës. Nga Ministria e punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë kontrollit të makinës së tipit “Audi a4” me targa të Kumanovës janë gjetur tre emigrantë nga Kuba.

“Në veturë janë kapur emigrantët nga Kuba T.M.M.A. (23), T.R.J. (32) dhe K.M.L. (24)”, shtojnë nga MPB.