Kumanovë, 14 persona kanë shkelur orën policore

Gjatë orës policore gjatë fundjavës në Kumanovë, nga ora 21:00 e datës 03.04.2020 (e Premte) deri në 07:00 të datës 05.04.2020 (e Dielë), janë regjistruar 14 shkelje të masës për ndalim lëvizjeje. Përveç kësaj, 12 persona u privuan nga liria, dhe 2 të tjerë janë denoncuar penalisht.

Kufizimi i lëvizjes në territorin e Kumanovës vazhdon prej orës 21:00 të ditës së premte deri në orën 05:00 të datës 06.04.2020 (e hënë).

Ministria e Brendshme u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë ndalimin e lëvizjes, duke paralajmëruar se mosrespektimi do të sanksionohet në përputhje me nenet 205 dhe 206 të Kodit Penal.