101 persona janë regjistruar në listën e të infektuarve me Kovid-19, në 24 orët e fundit në qytetin e Kumanovës, kurse një person ka ndërruar jetë, transmeton gazeta Lajm. Këto të dhëna i ka shpalosur sot Instituti për Shëndet Publik.
Sipas këtij Instituti, 2.341 raste të reja nga realizimi i 6.193 testimeve për koronavirus, janë regjistruar në gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut për 24 orë.
Nga rastet e reja, 308 janë riinfektime, prej të cilave një është riinfeksion i dytë.
Në po të njëjtën periudhë janë regjistruar 1.470 të shëruar dhe 21 viktima.