Kumanovë: 1.460 masa kundërvajtëse për mosmbajtjen e maskës

Policia e Kumanovës ka shqiptuar 1.460 sanksione kundërvajtëse për mosmbajtjen e maskës nga fillimi i muajit e deri dje, informuan sot nga SPB Kumanovë.

Numri i përgjithshëm ka të bëjë me banorët e tre komunave si Kumanova, Staro Nagoriçane dhe Likovë. Prej tyre, kumtoi policia, numri më i madh i masave kundërvajtëse për mosmbajtjen e maskave janë shqiptuar në rajonin e stacionit policor Kumanovë 1.252 kallëzime kundërvajtëse.

Në rajonin e repartit policor Mateç janë shqiptuar 189 kallëzime, ndërsa në rajonin e zyrës policore Staro Nagoripane 14.