Kumanovari sulmon fizikisht sigurimin e kazinos, arrestohet

SPB-ja e Kumanovës bën me dije se ka paraqitur kallëzim penal kundër shtetasit Q.A.(48) nga Kumanova pasi ai ka sulmuar fizikisht rojën e kazinos ku po luante.
“SPB Kumanovë ka paraqitur kallëzim penal kundër Q.A.(48) nga Kumanova, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtar”. Më 08.01.2023, në një kazino në Kumanovë, i akuzuari ka sulmuar fizikisht A.T., i punësuar si roje në kazino.”- bën me dije MPB-ja.