Kumanovari iu bashkua ushtrisë amerikane në Kosovë, mediat më të mëdha botërore shkruanin për të! (Foto)

(Shqiptaro-Amerikani i përgjigjet thirrjes në detyrë ‘I kam shumë borxh që të dy shteteve, Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara’
Ajaz Emini)
Nga DOUG MELLGREN
Associeted Press Writer
TASK FORCE HAWK, Shqipëri
-Ajaz Emini duke shfletuar faqet e një gazete Shqiptare në shtëpi në Cleveland aty vërejti në reklamë një konkurs ku kërkohej një përkthyes Shqiptar.
Kureshtar, refugjati politik nga Jugosllavia i telefonoi – dhe një jave më von ai u gjet në Shqipëri si përkthyes civil për Armatën e Shteteve të Bashkuara.
“Kur isha i rijë e urreja ushtrinë, dhe mendoje tani që kurrë nuk do ti bashkangjitesha.” rrëfen Emini, 43 (vjeçar), duke iu referuar për armatën Jugosllave. “Tani jam këtu, edhe më i vjetër, dhe po i shërbej një ushtrie tjetër.”
Emini është i lindur në Kumanovë (Llojan) një vend në Maqedoni që atëhere ishte Jugosllavija komuniste.
Në adolshencën e tijë ai studjoj drejtësinë edhe gazetarinë në Univerzitetin e Prishtinës, që gjindet në kryeqytetin e krahinës së Kosovēs.
“Unë nuk e kreva, u largova për SH.B. A., të vërtetë unë ika” ai rrëfen, ulur në një skaj të shtratit të tijë në çadrën 20 pjestarësh ushtarak në dyshemen e baltës.
Kusheriri i tijë më i vjetër ishte arrestuar edhe burgosur për një seri akuzash kinse ishte armik i shtetit. “Unë do të isha ai tjetri i radhës,” rrëfen Emini.
Emini u largua para 20 vitesh, sëpari shkoi në një kamp refugjatësh të Austrisë dhe pastaj shkoi në Cleveland, atje ku kishte dajen duke jetuar tani më 30 vjet.
“Ai ishte njeriu i vetëm që njoha në Shtetet e Bashkuara” rrëfen Emini.
Në Cleveland, Emini mësoi Anglishten dhe punoi tatëpjet nga ndihmës kamarieri deri te puna e tijë e tanishme menaxher restoranti, bile për një kohë ishte edhe pronar i restorantit të tijë. Ai martoi Shqiptaren Kosovare, Shadijen, 42 (vjeçe).
Pasi se Emini u bë nënshtetas i Shteteve të Bashkuara më 1985, ai këthehet që të vizitojë vendlindjen e tijë në Jugosllavi. Atje ai arrestohet nga policia.
“Kur më panë ata, u gëzuan shumë, dhe ata më than “Mirë se na u këtheve. Ne kemi një punë të pa kryer me ju.” rrëfen ai. Ai u morë në pyetje për pesë ditë para se të dëbohej nga shteti.
-Një ditë pasi se i kishte telefonu për konkursin të cilin e kishte parë edhe në gazetën Kroato-Amerikane; Hrvatske Novine, Eminit iu ishte ofruar puna e përkthyesit edhe ishte pyetur që të fillojë për menjëherë.
“Unë i pyeta se a mund të kujtohem për disa orë.”na përkujton ai. “Bisedova me gruan time e cila nuk ishte aq e knaqur për te. Mirëpo ajo më thot që unë mund ta e bëja nëse unë e dëshiroja.
Një ditë mē vonë, Emini u gjend në Ëashington, duke pritur në radhë me ushtarë për kontrollin mjeksor, vaksinimin, furnizimin dhe informimin.
“Isha në radhë për ti marrë gjësendet. Unë po mendoja “Hej, unë jam në ushtri,” rrëfen ai.
Ai në të vërtetë nuk është ushtar-megjithate ai vesh të njejtën uniformë kamuflazhe, me anti plumb, helmetën dhe bartë flamurin e SH. B. A. sikurse ushtarët e rregullt, dhe në uniformën e tijë është e shkruar “Civil”.
“Unë i kam shumë borxh që të dy shteteve, Shqipërisë edhe SH. B. A.
Që të dyat bënë shumë për mua dhe për mu ate unë dua që tu shpaguaj diçka,”rrëfen ai.
Kur ai arrijti në këtë kamp të ashpërt me lagështi dhe baltë në fushat për rreth Aeroportit të Tiranës (Rinasit), Emini ishte habitur me kushtet atje.
“Unë shikoja të gjithë atë baltë, dhe mendoja “Uh-oh,” rrëfen ai.
Emini qysh atëhere i kishte shkurtu flokët e tijë të zeza të dendura po sikurse të rruara në stilin ushtarak, dhe ai shkon sëbashku me ushtarakët që të bisedojn me popullatën lokale.
“Ata ishin habitur kur më ndëgjuan se flisja Shqip,” rrëfen ai për popullatën lokale të cilët e shikojn ate me habi në uniformën e Armatës me helmetë, “Pastaj ata gëzohen”.
Edhe pse ai është nonkambatant i paarmatosur sipas të drejtës ndërkombëtare, Emini e kupton rrezikun po që se zihet nga forcat Sërbe.
“Kur unë i shof ushtarët Amerikan të cilët nuk i lidhë asgjë me këtë regjion dhe po bëjnë gjithëçka që është e mundur, gjthashtu edhe unë dua të shrytëzoj këtë rast.”

Ekipi i Lajm.Tv në fillim të këtij viti ka vizituar Ajaz Eminin në Klivlend Ohajo ku jeton dhe ka përgatitë një storje ekskluzive për të.