Kumanovari i ushtrisë amerikane tregon si e pa masakrën e forcave serbe në Llashticë të Gjilanit

Masakrën të cilën e pashë në vendngjarje, dhe më vonë e ndihmuam Vloren për udhëtimin e sajë për shërim në SHBA me ndërmjetsimin e JAG’ut Amerikan në Bondsteel.
E pash “Masakrën e Llashticës” në emisionin DEBAT tē RTK’s, emision që më solli kujtimet e verës se vitit 2000, atëre kur pata rastin ti shof prej së afërmi mbetjet (kockat) e shkrumuara të kësaj familje të masakruar! Ishte diçka e pa përshkruar se si mundet një gjë e tillë ti bëj njeriu njeriut…
Gjatë asaj kohe isha i angazhuar përkthyes në Njësinë e Jurispodencës (JAG) të Armatës Amerikane në Bondsteel, me të cilët sëbashku shkuam te vendi i ngjarjes, atje ku takuam edhe grupin ndërkombëtar të hetuesis për krime njerzore.
Më vonë me të njejtin grup punova për ti bërë Vlorës me xhaxhain e sajë lidhjen për udhëtimin e tyre jashtë Kosovës që ti riparojn plagët, së pari në Kanadë e më vonë edhe për në SHBA.

(Ajaz Emini, shqiptar nga Llojani i Kumanovës, i cili ishte pjesë e forcave amerikane në luftën e Kosovës)

Në foto nga e majta; Ajaz Emini, Vlora me xhaxhain e sajë Nehat Shabanin.
Prishtinë, Vera 2000