Kumanovari 23 vjeçar e nxorri revolen për ta rrahur, por doli i rrahur nga 16 vjeçari

Ne Policinë e Kumanoves eshte denoncuar një rast, sa trishtë po aq edhe interesant, njofton portali “Kumanova Sot”.
Ne fakt, kumanovari 23 vjeç e kishte nxjerr thikën dhe revolen me qëllim që përleshej fizikisht me një të mitur 16 vjeç, por më pastaj ai kishte hëngër dajak nga i mituri dhe disa persona tjerë.
Kjo ngjarje e rende, sipas Policisë së Kumanovës, kishte ndodhur mbrëmë, kurse paradite rreth orës 8:00, policët e kishin privuar nga liria 16 vjeçarin kumanovar.
Sipas Sektorit per Pune te Brendshme (SPB), mbreme (7 prill) rreth ores 22:00 ne fushen e sportit ne afersi te Sallës së Sportit ne Kumanove, 16 vjeçari ishte takuar me personin me iniciale M.Gj. (23 vjeçar) nga Kumanova gjoja për t’i zgjidhur disa hesape të papastruara dhe mosmarrëveshje, kurse ne afërsi të tyre kanë qenë edhe disa persona tjerë.