Kumanovarët me të drejtë të shqetësuar!

Bashkim Murtezi

Masat e sotme të ndërmarra dhe gjithë ajo çka po ndodhë në vazhdimësi në Kumanovë, qytetarëve të Kumanovës dhe më gjërë u jepë të drejtë të jenë të shqetësuar dhe të ndihen të pasigurtë. Ku e ka zanafillën e tërë kjo?

1) Rasti i viktimës së parë e cila si paciente “e painfektuar” u trajtua disa ditë në spitalin e Kumanovës e për të cilën u tha se edhe pas dy testeve kishte rezultuar negativ në coronavirus, që vetëm pas vdekjes së sajë të konfirmohet se ka qenë pozitiv me coronavirus.

2) Viktima e parë ishte e hospitalizuar së bashku me të birin po në të njejtin spital dhe fill pas vdekjes së nënës u dërgua dhe u trajtua si i infektuar me coronavirus..

3) Personeli mjeksorë në spitalin e Kumanovës që nga fillimi i krizës paralajmëroi për mungesë dhe kërkoi furnizim me mjete mbrojtëse personale. Personeli mjeksorë një kohë të gjatë u detyrua vetë të furnizohet me mjete, kurse edhe pas furnizimit zyrtarë nga qeveria këto mjete nuk ishte të mjaftueshme. Si pasojë e kësaj rezulton se nga personeli mjeksorë dhe ndihmës në spitali i Kumanovës kemi 14 (11+3) të infektuar. Kështu, që ky spital në vend që të jetë institucioni i mbrojtjes shëndetësore shëndrrohet në institucionin e përhapjes së virusit, fillimisht në 14 familjet e tyre, pastaj në pacientët, kolegët e fundi nuk i dihet…

3) Viktima e fundit, prap nga Kumanova..hospitalizohet në Shkup vetëm pak orë para se të ndërrojë jetë kurse rezultatet e testit ku rezulton pozitiv në coronavirus arrijnë vetëm pas vdekjes së të ndjerit..

4) Shpallja e masës së ndalim qarkullimit për qytetarët e Kumanovës në kohëzgjatje prej 56 orëve, vetëm 3-4 orë para se e njejta të hyjë në fuqi, duke sjellur kështu qytetarët para aktit të kryer që për një afat aq të shkurtër të furnizohen me artikujt e përditshëm ushqimorë dhe barna e si pasojë e kësaj dyndja e pakontrolluar e mijëra njerëzve në pikat blerëse dhe farmaci duke i nënshtruar ata para rrezikut për infeksion të mundshëm.

E gjitha kjo dhe ca të tjera, vënë në pikëpyetje aftësinë e organeve “kompetente” për të vlersuar, menaxhuar dhe për të ndërmarrë hapa konkret dhe adekuat konform situatave, dhe këto raste vënë në dilemë qytetarin e thjeshtë në besueshmërinë e deklaratave dhe veprimeve të organeve duke i bërë Kumanovarët të ndjehen të pasigurtë dhe të shqetësuar..