Kumanova rikthen pagesën për transportin urban nga 1 korriku – këto janë çmimet e biletave

Komuna e Kumanovës ka njoftuar se më 30 qershor 2026 përfundon masa për subvencionimin e transportit urban, përmes së cilës qytetarët gjatë tre viteve e gjysmë të fundit kanë mundur ta shfrytëzojnë transportin publik komunal pa pagesë të drejtpërdrejtë të biletës.
Sipas njoftimit, duke filluar nga 1 korriku 2026 do të rikthehet sistemi i rregullt i pagesës së biletave, në përputhje me vendimin e Këshillit të Komunës së Kumanovës.
Komuna thekson se çmimet e biletave nuk ndryshojnë dhe mbeten të njëjtat që janë miratuar nga Këshilli i Komunës së Kumanovës në vitin 2019.
Çmimet sipas zonave janë:
Zona I – 30 denarë
Zona II – 40 denarë
Zona III – 60 denarë
Zona IV – 80 denarë
Zona V – 100 denarë
Zona VI – 120 denarë
Autoritetet komunale u bëjnë thirrje qytetarëve që nga 1 korriku të kenë parasysh rikthimin e pagesës së biletave gjatë përdorimit të transportit urban.