Shtabi komunal në Kumanovë ka dalë me propozim që të ndryshojë Dekreti i cili parasheh dënime për qytetarët që nuk mbajnë maska mbrojtëse. Shtabi komunal kërkon që në vend të denimit të qytetarëve nga 20 euro, ata të dënohen me kryerjen e ndonjë pune të dobishme për shoqërinë, transmeton Gazeta Lajm. Ky shtab poashtu ka kërkuar që të lejohet mbajtje e koncerteve në sheshin e qytetit gjatë orës policore nga ana e grupeve dhe Shoqatave që kanë interes për një gjë të tillë me leje paraprake.
Maqedoni Kumanova kërkon të mos dënohen me 20 euro qytetarët që nuk mbajnë...