Bashkimi Demokratik për Integrim (Dega Tetovë) ka përmbyllur procesin zgjedhor për nëndegën e Reçicës së Vogël 1. Në Kuvendin Zgjedhor të mbajtur mbrëmë, me votat e delegatëve, kryetar i kësaj nëndege u zgjodh Kujtim Shabani.
Shabani është ekonomist i diplomuar dhe vjen në këtë pozicion pas një angazhimi të gjatë si aktivist në terren. Gjatë ciklit të fundit zgjedhor, ai ka ushtruar detyrën e shefit të shtabit për këtë zonë.
Ky proces zgjedhor është pjesë e aktiviteteve të BDI-së për ristrukturimin dhe forcimin e radhëve të saj në prag të sfidave të ardhshme politike.





