Kujt ia dedikon kësaj radhe ‘diss-in’ Tayna?

Tayna është njëra ndër reperet më të përfolura.

Ajo gjithashtu merr vëmendje me projekt e saj muzikore që shpesh konsiderohen edhe si ‘diss-e’, shkruan lajmi.net.

Së fundi ajo ka postuar disa imazhe të reja në ‘Instagram’.

Sipas pozave të publikuara në profilin zyrtar këngëtarja ka treguar se është drejt finalizimit të projektit të ri.

E ditë më parë ajo kishte paralajmëruar fansat e saj se është duke punuar për projektin e saj më të ri, e i cili pritet të jetë një bashkëpunim.

Imazhet e fundit që ajo ka postuar i ka shoqëruar me një mbishkrim, ku ka lënë të kuptohet se kënga që po përgatit ajo është një ‘diss’.

“Tayna i kill kto…”, shkroi reperja sipër fotografive ku u shfaq me fustan ngjyrë të hapur duke theksuar linjat trupore./Lajmi.net/