Kujt i thotë “Të dua” Mozziku?

Mozzik është njëri nga reperët më të suksesshëm shqiptar.

Reperi numëron hite të shumta në karrierën e tij, shkruan lajmi.net.

Por, përtej muzikës, reperi komentohet edhe për jetën e tij private.

Madje, storjet e tij marrin gjithmonë vëmendje mediatike.

Së fundi, Mozzik, ka parashtruar pyetje për ndjekësit e tij dhe pyetjet janë interesante.

Mozzik, i ka pyetur ndjekësit se çfarë domethënë fjala “Të dua” për ta dhe kujt ia thonë këtë fjalë.

E njëri nga ndjekësit pyetjen e njëjtë ia ka parashtruar reperit, i cili ka vendosur një pikëpyetje, duke bërë kurioz të gjithë.

Ndryshe, pak ditë më parë, Loredana ka kthyer fotot me Mozzikun në ‘Instagram’, duke ngritur dyshime se dyshja mund të jenë rikthyer sërish./Lajmi.net/