Kujdes, në rrugën Strugë-Qafë Thanë ndalohet qarkullimi për të gjitha automjetet!

Lidhja Automote e Maqedonisë ka njoftuar se prej orës 19:45. për shkak të temperaturave të ulët dhe paraqitjes së ngricave në rrugë, është vendosur ndalesë për qarkullim të të gjitha llojeve të automjeteve në rrugën Strugë – Qafë Thanë.

Në rast të heqjes së kësaj ndalese, nga LAM do të njoftojnë në mënyrë shtesë, transmeton TV21.