Kujdes me gjuhën shqipe, mos e nxjerrni në ligën e dytë!

Shkruan: Fejzi Hajdari

Ne kete moment historik per Maqedonine e Veriut, PER PERSPEKTIVEN DHE ORIENETIMIN E SAJ STRATEGJIK E GJEOSTRATEGJIK, vleresoj se shqiptaret, si dikur edhe tani, po perserisin ‘gabimet historike’. Nje gabim i tille, sot, mund te na ndodh, me rangimi e gjuhes shqipe, si “gjuhe e rangut te dyte”. Pra betonimi e shqipes, si gjuhe e dores se dyte dhe e maqedonishtes ne skenen nderkombetare, si “gjuhe e vetme zyrtare ne Maqedonine e Veriut”. Ne fakt, nje gje te tille e parasheh edhe Propozimi francez. Kjo eshte pune e faktorit politike shqiptar, dhe ekskluzivisht vetem e tyre, askujt tjeter. Nese ndodh kjo, nga vete faktori politik shqiptar, do te ishte edhe nje thike pas shpine shqiptareve te ketushem, per te saten here. Gjuha eshte shtylle bazike-fundamentale e identitetit kombetare.
Propozim francez me presionin e nderkombetareve mund edhe te kaloj, por Macron’it dhe BE’se, “nuk ua ndjene” per statusin e gjuhes shqipe. Ate e kemi per borxh dhe duhet ta bejme vetem ne, dhe askush tjeter. E keqja, te cilen po e verej, eshte se faktori politike shqiptar, kurren e kurres nuk ka qene ka më me pa ndikim, i dobet, anemik dhe i papotence. Fatkeqesisht!
Gjithsesi, pergjegjesia historike bie mbi protaginistet politikë te sotshëm! Hostoria pak vonon, ama, kurr nuk harron!