Kufizohet shpejtësia e lëvizjes në rrugën Strugë – Qafë Thanë

Në autostradën A2 drejtimi Strugë – VK Qafthanë nga pompa e benzinës OKTA deri në dalje të fshatit Frangovo afër lokacionit “Ujëmirë”, shpejtësia është e kufizuar në 40 kilometra në orë. Siç informojnë nga NP “Rrugët e Maqedonisë”, kufizimi i shpejtësisë është për shkak të dëmtimit të rrugës.