Kuçi ka një porosi për Albin Kurtin

Deputeti i PDK-së, Hajredin Kuçi, iu është drejtuar kandidatit për kryeministër Albin Kurti se nëse nuk e bën bashkimin kombëtar sa është kryeministër, njerëzit do ta humbasin besimin e tij.

Në seancën plenare për votimin e Qeverisë së re, Hajredin Kuçi u shpreh kritikues ndaj Kurtit duke e akuzuar për mashtrim karshi qytetarëve.

Ai iu foli edhe deputetëve të LDK-së, ku tha se kjo parti duhet të dijë se nuk e ka më partner koalicioni partinë e tij, PDK-në. Derisa theksoi se gjatë mandatit opozitar, nuk do të përdorin metodat që i ka përdorur më herët Lëvizja Vetëvendosje.