Ku shkoi ASH-ja, zëri s’i dëgjohet?!

Shkruan: Sulejman Mehazi

Na ka mbetur hatri shumë te këta të ASH-së, aq janë pasionuar pas karrikeve të buta e të lezetshme të qeverisë, aq thellë i ka futur në karantinosje lezetesh e parashë qeverisëse Ali Ahmeti saqë një urim të muajit të Shenjte të Ramazanit nuk ua benë qytetarëve.
Oh, oh, oh tani janë duke ia parë lezetin pushtetit keta të Taravarit!

Pajtohem me politikanin, esseistin, filozofin e opinionistin e mirënjohur,
Jesse M. Unruh, që thote se:

“Paraja është për politikën si nëna që ushqen me qumështin e saj”!,

kurse ne do të plotësonim më tej, se pushteti për ASH-në është si baba që ju jep fëmijëve qumësht e para për t’u rritur e pasuruar sa më shumë.
I dashur Taravari, si thua ti, a pajtohesh me mendimin e Jesse M. Unruh se qeveria për ASH-në tuaj është qumësht e para?, ahha…