Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, feston sot ditëlindjen e tij të 54-të.
Edhe pse nuk është i pranishëm në Kosovë, e pranë familjes dikush u përkujdes edhe për tortën e tij të ditëlindjes.
Është pikërisht djali i tij, Endrit Thaçi, i cili është fotografuar pranë gjyshërve të tij me tortën e ditëlindjes së Thaçit.
“Babi, çdo ditë të jetës tënde është ditëlindje, sepse një jete të tërë ke qenë i gatshëm për t’u sakrifikuar për çlirimin dhe lirinë e Kosovës. Me shumë mall, dashuri dhe krenari shprehim urimet më të mira për ty. Shëndet dhe kthim sa më të shpejtë në mesin tonë. Gëzuar ditëlindjen e 54!”, shkroi ai.
Ndryshe ish-presidenti Thaçi, vazhdon të jetë i burgosur në Hagë, në kuadër të gjykimit të Speciales. /Lajmi.net/





