Konfederata e sindikatave të lira thotë se janë tepër të zhgënjyer dhe të manipuluar nga Qeveria. Prej atje thonë se kanë mësuar se Ligji për nëpunësit në administratë është sjellë me procedurë të shkurtër por nuk janë të kënaqur për shkak se të punësuarit në sektorin publik, sipas këtij ligji marrin rritje të rrogave prej vetëm 200 denarë. Nga Konfederata i thirrën deputetët që ta mos e votojnë ligjin dhe paralajmërojnë se ka mundësi për greva dhe protesta.
“Anëtarët janë tepër të revoltuar ndërsa manipulimi po vazhdon, këtë e dëshmojnë rrogat e paguara në pjesën e sektorit publik ku rroga e muajit mars paguhet sipas ligjit të vjetër. Do të thotë se njerëzit marrin përsëri rrogë nën rrogën minimale, përsëri po marrin rroga të mjera- ndihmë sociale, andaj anëtarët e këtyre degëve të sindikatave, pas anketave që i bëmë dhe që ende po zgjasin, janë tepër të zhgënjyer dhe kërkojnë radikalizim dhe besojmë se është koha që, si sindikata, të veprojmë në ndonjë mënyrë më radikale”, theksoi Bllagoja Rallpovski, kryetar i KSL-së.




