KSI-ja do të vendos nëse do të ketë masa të reja restriktive

Komisioni për Sëmundje Infektive (KSI) sot duhet të mbaj mbledhje, në të cilën do të shqyrtohet gjendja me koronavirusin, në bazë të së cilës do të vendoset nëse do të ketë apo jo plotësim të masave restriktive për mbrojtje nga virusi. Gjendja aktuale me pandeminë do të jetë temë edhe e Këshillit të Sigurisë i cili mblidhet sot në ora 14:00.