KSI diskutoi për masa të reja shtrënguese

Komisioni i Sëmundjeve Infektive ka diskutuar për masa të reja shtrënguese. Siç mëson Alsat jo zyrtarisht, pritet propozimi i mbylljes se lokaleve gastronomike pas orës 22:00 dhe kufizimi i transportit publik. Në mbledhjen e sotme është diskutuar përsëri për nevojën e mbartjes së maskave në hapësira të hapura.
Masat e lartpërmendura do të shqyrtohen në mënyrë plotësuese, pasi gjatë fundjavës pritet analizë e zgjeruar e pasqyrës epidemiologjike në vendin tonë. Propozimi zyrtarë i tyre në Shtabin e Krizës dhe më pas edhe në Qeveri pritet nga dita e hënë. Javën e ardhshme pritet edhe miratimi i propozim-ligjit për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet ngjitëse.