Arrestohet një kumanovar për vuajtjen e dënimit me burg prej rreth tre viteve

Nëpunësit policorë të SPB Kumanovë mbrëmë në orën 21.45, mbi bazë të urdhrit gjyqësor, e kanë arrestuar F.Z. (26) nga Kumanova për vuajtjen e dënimit me burg prej dy viteve e 11 muajve në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues në Burgun e Idrizovës.

Nga MPB sot informojnë se për të është shpallur fletë-arrest për person të dënuar i cili ka ikur nga burgu, i dënuar për vepër të kryer penale sipas nenit 418 dhe sipas nenit 131 të Kodit Penal.