KSHZ: Votimi realizohet pa probleme

Në vendin tonë sot votojnë të sëmurët, të pafuqishmit dhe njerëzit të cilët gjenden në Institucionet ndëshkuese-korrigjuese, që domethënë se gjithsej janë diku 11 mijë persona që do të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës.

Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor Oliver Derkoski informoi se procesi i votimit po realizohet pa probleme.

“Deri në mesditë, deri në këtë moment nuk kemi denoncime për kurrfarë incidentesh dhe dita po zhvillohet me të vërtetë qetë që jashtëzakonisht më gëzon sepse dukshëm po rritet vetëdija qytetare te qytetarët tanë për të drejtën dhe obligimin e tyre që të dalin në zgjedhje dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës. Shpresoj se deri në fund të ditës nuk do të ketë kurrfarë problemesh dhe se kjo ditë do të përfundojë jashtëzakonisht qetë dhe në kushte të krizës së pandemisë Covid-19 ku ishte shumë rëndë që të bëhen përpjekje maksimale që të organizohet ky proces, por ja në fund e shihni se me të vërtetë realizohet mirë”, deklaroi Oliver Derkoski, kryetar i KSHZ-së.

Votimi në 17 shtëpi të pleqve zhvillohet pa probleme, informoi kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Oliver Derkovski. Të moshuarit për herë të parë zyrtarisht kanë të drejtë ta realizojnë të drejtën e tyre të votës aty ku janë të vendosur.

“Me të vërtetë më vjen mirë që mora pjesë në këtë ngjarje sepse është organizuar shumë mirë. Në 17 shtëpi për të moshuar në të gjithë vendin tonë po zhvillohet ky votim dhe deri më tani kemi informacion se po zhvillohet shkëlqyeshëm pa kurrfarë problemesh”, deklaroi Derkoski./TV21