KSHZ: Votimi në Llojan vazhdon pa pengesa

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve nuk ka pranuar asnjë ankesë zyrtare sa i takon procesit të votimit. Sipas KSHZ-së, votimi i ndërprerë përkohësisht në vëne votimin në fshatin Llojan ka vazhduar pas kontrollimit të numrit serik të fletëvotimeve nga ana e këshillit zgjedhor. Ky institucion njoftoi se dalja në votime deri në ora 15 është 31.78%.

“Deri në këtë moment, zyrtarisht, deri në KSHZ, nuk janë dorëzuar ankesa. Sa i takon pyetjes për ndërprerje të votimit në Komunën e Likovës, në fshatin Llojan kemi informacion se ka pasur ndërprerje të shkurtër por arsyeja ka qenë mos-harmonizimi i numrit serik në fletëvotimit. Ndërprerja ka zgjatur aq kohë sa këshilli zgjedhor ka kontrolluar nëse numrat serik janë në rregull dhe është konstatuar se ka aq fletëvotime sa ka votues në listën zgjedhore. Atje ka vazhduar votimi dhe vijon pa pengesa”-tha Admir Shabani, zëdhënës i KSHZ-së.