KSHZ: Organet zgjedhore duhet t’i respektojnë rregullat nga Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale

Nënkryetarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu në mbledhjen e sotme të KSHZ-së tha se këto ditë Komisionet Komunale Zgjedhore po përgatisin listat për kandidatë për këshiilltarë komunal dhe për kreytarë komunae.

Ajo tha se Komisionet Komunale Zgjedhore janë të detyruar që t’i respektojnë Ligjin për mborjtjen e të dhënave personale ku thuhet se mbrohen të dhënat personale dhe e drejta e privatësisë në përpunimin e të dhënave të tyre personale.

“Ndalohet publikimi gjatë fotografimit, fotokopjimit, e-mail, dokumentacionit, numrit të telefonave si dhe i gjithë dokumentacioni i KKZ-së që i përpunon këto të dhëna. Për shkeljen e këtyre ligjeve që mbrojnë të dhënat personale janë paraparë dënime në kodin penal. Për këtë shkak, KSHZ duke nisur nga vetja, nga punonjësit në KSHZ, nga trupet ndihmës di dhe nga organet zgjedhore që të punojnë në mënyrë profesionale dhe me përgjegjësi dhe të respektojnë ligjet”, tha shehu.

Kreu i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski theksoi se KKZ-të duhet të kenë kujdes për shkak se krahas të dhënave personale është e ndaluar me ligj të posaçëm, po ashtu është e dënueshme dhe sipas Kodit Penal.