KSHZ-ja do të shqyrtojë kërkesë të zëvendësministres plotësuese të Financave për punësim

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot në orën 11 do të mbajë seancë në të cilën do ta shqyrtojë kërkesën e zëvendësministres plotësuese të Financave Gordana Dimitrievska Koçoksa.

Dimitroevska Koçovska nga KSHZ-ja, në pajtim me nenin 48 paragrafi 1 të Ligjit për Qeverinë të marrë vendim nëse .pëlqimet e lëshuara për punësim në institucionet në sektorin publik, si dhe në shoqatat tregtare në pronësi shtetërore janë marrë në pajtim me ligjin dhe nëse prodhojnë veprim ligjor.

Nga formimi i qeverisë teknike për organizimin e zgjedhjeve, KSHZ-ja disa herë ka shqyrtuar kërkesa nga ministrat dhe zëvendësministrat plotësues për të cilat u deklarua për jokompetente.