Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka reaguar pas vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese rreth konstituimit të Kuvendit të Kosovës, e cila publikoi vetëm dispozitivin e aktgjykimit, duke shtyrë për më vonë publikimin e arsyetimit të plotë.
Në një njoftim në rrjetet sociale, Kryeziu e cilësoi këtë veprim jo si praktikë juridike por si një ‘manovër politike’, duke argumentuar se përmes një njoftimi të cunguar po testohen reagimet publike, ndërsa e gjithë Republika mbetet ‘pezull’.
Sipas tij, kjo mënyrë e veprimit ‘e minon besimin në Kushtetutë dhe bart në vetvete farën e një goditjeje të rëndë ndaj shtetit’.
Kryeziu paralajmëroi se gjykimi i vërtetë dhe vlera e vendimit nuk mund të nxirren nga dispozitivi i vetëm:
Gjykata Kushtetuese sot publikoi vetëm dispozitivin, duke shtyrë arsyetimin e plotë. Kjo nuk është praktikë juridike, por një manovër politike: përmes një njoftimi të cunguar po testohen reagimet, ndërsa Republika mbetet pezull. Ky veprim e minon besimin në Kushtetutë dhe bart në vetvete farën e një goditjeje të rëndë ndaj shtetit. Megjithatë, gjykimi i vërtetë bëhet vetëm nga teksti integral i Aktgjykimit-aty shihet nëse kemi një interpretim kushtetues apo një rrugë drejt vetëvrasjes shtetërore.
© SYRI.net