Kryetari Mexhiti takoi kreun e Universitetit Ndërkombëtar të Ballkanit

“Sot prita në Komunën e Çairit Rektorin e Universitetit Ndërkombëtar të Ballkanit, Prof. Dr. Lutfi Sunar, së bashku me Sekretaren e Përgjithshme, Assoc. Prof. Dr. Seyhan Murtezan Ibrahimi, dhe Këshilltarin Ligjor, Betim Ameti. Vizita e tyre ishte një sinjal i qartë se Çairi po forcon rolin e vet si hapësirë e bashkëpunimit akademik dhe inovacionit.
Rektori më uroi për detyrën dhe shprehu gatishmërinë për të ndërtuar një partneritet edhe më të fuqishëm mes Komunës së Çairit dhe UIB-it. Diskutuam projektet që do të ndikojnë drejtpërdrejt tek të rinjtë tanë: Qendrën e Inovacionit Social, aktivitetet akademike dhe zhvillimin e kampusit, fusha që hapin mundësi të reja dhe e rrisin standardin arsimor në Shkup.
Komuna e Çairit do të vazhdojë të jetë një partner aktiv i çdo institucioni që sjell zhvillim, dije dhe vizion për të ardhmen e komunitetit tonë” ka shkruar Mexhiti