Kryetari i Parlamentit të Turqisë, Shentop për vizitë në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Parlamentit të Turqisë, Mustafa Shentop sot do ta vizitojë Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Pas ceremonisë të pritjes solemne me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake para shtëpisë ligjdhënëse Shentopi do të ketë takim me nikoqirin e tij Talat Xhaferin dhe do të nënshkruhet në Librin e Përshtypjeve.

Është paraparë edhe fjalim i Shentopot para deputetëve të Kuvendit, si dhe takim me presidentin Stevo Pendarovskin.