Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, takohet me drejtoreshën e Bankës Botërore për Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, sot priti në takim Karol Mezhevan, drejtoreshën e re të Bankës Botërore për Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, duke e uruar për marrjen e detyrës së rëndësishme.

Gjatë takimit u diskutua për projektet e përbashkëta në fushat e energjisë, shëndetësisë, arsimit, mbrojtjes sociale, infrastrukturës dhe digjitalizimit. Kryetari Gashi theksoi se Parlamenti mbetet një partner i përkushtuar në miratimin e ligjeve reformuese që do të kontribuojnë në rritje të qëndrueshme ekonomike dhe përmirësim të cilësisë së jetës për të gjithë qytetarët.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se bashkëpunimi rajonal dhe investimet në infrastrukturë moderne janë kyçe për një të ardhme të qëndrueshme dhe zhvillim afatgjatë të vendit.