Kryetari i Barcelonës i pakënaqur nga Grizmani

Kryetari i Barcelonës, Zhosep Maria Bartomeu nuk është i kënaqur nga loja e sulmuesit Antoan Grizman. Sipas “AS”, shefi i klubit katalanas është i dëshpëruar nga performancat dhe problemet e francezit në përshtatjen në ekip, ndërsa do të jetë i gatshëm ta shqyrtojë edhe opsionin për shitje të futbollistit.
Barcelona e bleu Grizmanin nga Atletiko para një viti. Këtë sezon, francezi 29 vjeçar luajti në 43 ndeshje në të gjitha garat, shënoi 14 gola dhe kishte katër asistime./MIA