Sot më 12 gusht 2021, në selinë e partisë “ALTERNATIVA” qëndroi delegacioni i përfaqësuesve të Ambasadës së Francës në Shkup, në përbërje: zëvendësambasadori dhe njëkohësisht, i ngarkuari me punë dhe këshilltar i parë, z. Stanislas Mrozek, mandej përkthyesi i kësaj ambasade dhe përgjegjësi për protokollin, z. Ardian Ramadani, si dhe stazhieri i kësaj ambasade, z. Emilien Kientz.
Në takim u shtjelluan tema që ndërlidhen me aktualitetin politik, ngjarjet në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon, sfidat e shumta në hapërimin drejt integrimeve evropiane, si dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale dhe regjistrimi i popullsisë.
I ngarkuari me punë, z. Mrozek, vlerësoi tej mase rolin e partisë “ALTERNATIVA” dhe të lidershipit të saj, në përkrahjen e proceseve kyçe dhe tejet të rëndësishme për vendin dhe shoqërinë, ndërkaq kryetari Gashi falënderoi Ambasadën e Francës dhe përfaqësuesit e saj, për vizitat e shumta miqësore, këshillat dhe bashkëpunimin e suksesshëm.
Një bashkëpunim i tillë pritet edhe në të ardhmen.
Maqedoni Kryetari i Alternativës Afrim Gashi takohet me një delegacion të ambasadës së...




