Kryesimi i Kroacisë me BE-në ngjallë shpresa për integrimin e Maqedonisë së Veriut

Presidenca kroate, prioritet i së cilës do të jetë zgjerimi i BE-së ngjallë shpresën që vendi këtë vit do t’i hap negociatat e shumëpritura për anëtarësim. Profesori, Llazarar Llazarov vlerëson se pritjes së gjatë për t’i filluar negociatat po i vjen fundi, ndonëse deri në anëtarësim të plotë mund të na duhen edhe dhjetë vjet të tjera. Llazarov është optimist se deri në samitin e majit, shtetet-anëtare do të arrijnë konsensus për metodologjinë e re, ndonëse me të kriteret për anëtarësim pritet të jenë shumë më të rrepta sesa Kriteret e deritanishme të Kopenhagës.

Jam i bindur se këtë herë Maqedonia do t’i fillojë negociatat. Megjithatë akoma më e rëndësishme është se si ne do të përballemi me zgjidhjen e të gjitha çështjeve që përfshihen në 35 kapitujt për hyrje në BE. (1:14-1:35) Ne duhet të punojmë për vete, të punojmë në çështjet bazë, ndërsa pa dyshim do të bëhet presion mbi Francën dhe Holandën të hapet procesi, data për negociata – tha Llazar Llazarov, Profesor.

Llazarov madje iu rekomandon partive politike që t’i tejkalojnë konfrontimet e brendshme dhe të bashkohen në një qeveri të përbashkët, për t’i kryer të gjitha reformat e nevojshme për anëtarësim në BE. Shoqata e politikës së jashtme “Këshilli i ambasadorëve” pret angazhim maksimal nga ana e Kroacisë dhe është e bindur se shtetet-anëtare do të arrijnë kompromis për zhbllokim të procesit të zgjerimit të BE-së.

“Nevoja për zgjerim, kuptohet me propozime të reja praktike si një nga temat prioritare të samitit të ardhshëm zgjoi shpresën dhe besimin se shtetet e BE-së në mënyrë të drejtë do ta kuptojnë këtë temë që për Ballkanin Perëndimor është prioriteti më i lartë. Këshilli i ambasadorëve është i bindur se do të jetë shumë e rëndësishme që ashtu si deri më tani, Kroacia të vazhdojë të jep mbështetje të qartë për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë Ballkanit Perëndimor. Prandaj pritjet tona janë të mëdha, mbi bazë reale – thonë nga Këshilli i Ambasadorëve.

Nga 1 janari Kroacia mori presidencën me BE-në, me ç’rast kryeministri kroat, Andreja Plenkoviç u zotua se në Samitin e Zagrebit në maj do të fillojnë negociatat për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.